Agjencia e OKB-së për refugjatët organizoi një konferencë në Romë të hënën ku theksoi se ndryshimet klimatike dhe lufta në Ukrainë, janë ndër faktorët që nxisin një rritje të zhvendosjes së njerëzve në mbarë botën.
Zëdhënësja e UNHCR-së Carlotta Sami tha se 100 milionë njerëz janë zhvendosur aktualisht si pjesë e një krize refugjatësh që prek çdo kontinent. Thatësirat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë, kanë kërcënuar sigurinë ushqimore në mbarë botën./AnabelMedia/