Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së energjisë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një shkrim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare e ka cilësuar marrëveshjen e arritur si rrugën e duhur, ndërsa të tjerat, sipas tij janë humbje kohe.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, shkruan Rama.
Në Bruksel sot, në mes palës kosovare e asaj serbe, është arritur dakordim mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013.
Bashkimi Evropian ka thënë se me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe, sipas ligjit të Kosovës do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri të vendit.
/GazetaSinjali/