Kryetar i Shoqatës se Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se ende nuk e kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që është miratuar në mbledhjen e sotme për rregullimin e çmimeve të naftës.
“Si dhe ende nuk e kemi mbajtur takimin me përfaqësues të kompanive që tregtojnë me naftë në Kosovë, dhe për këtë nuk mund të deklarohemi”, ka thënë Berjani, në një përgjigje për gazetarin e Klan Kosovës, Flamur Gajtanin.
/KlanKosova/