Prishja e koalicionit LDK-VV, pritet të zyrtarizohet në konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri nga sot do ta prishin marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Sipas burimeve të fundit LVV që është e pakënaqur, andaj ka vendosur që të dalë nga koalicioni.

Nga kjo komunë është njoftuar edhe për një konferencë të kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Konferenca e jashtëzakonshme për media e kryetarit Tahiri është paralajmëruar për në ora 11:00.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për medie, ku kryetari i Komunës Xhafer Tahiri flet për zhvillimet e fundit politike në Komunën e Vushtrrisë. Konferenca mbahet sot e premten me 29 janar 2021 prej orës 11:00 në Ndërtesën e Komunës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Read Previous

Nikollë Perkaj, kandidat për deputet nga Balli Kombëtar Demokrat

Read Next

Gaxherri: Programi i LDK-së garanton zhvillim, për 6 vjet në ekonomi do të investohen 7 milionë €