22 vite nga masakra në Rogovë

Janë bërë 22 vite nga masakra në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por  dhe shumë civilë të fshatit. Fillimisht u bën homazhe pranë lapidarit të  Gasper Karaçit në Gradishë. Një nga luftëtarët e UÇK-së tregon për natën kur qëndroi krah Gaspërit në luftë kundër armikut.

Prej këtu u vazhdua me homazhe pranë Memorialit të Dëshmorëve, ku të pranishmit nderuan të rënët.

Më pas qytetarë të shumtë  vazhduan deri tek varrezat e dëshmorëve. Ndër ta takuam Zarife Morinën, të vështirë e ka kjo nënë  të pranojë humbjen e burrit dhe 3 bijve të saj edhe pas 22 viteve. Ajo thotë që dhimbja nuk ju lehtësua asnjëherë.

I pranishëm këtu ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili tha se  ata që ranë heroikisht në këtë masakër nuk do të mbeten kurrë në harresë.

Homazhe në këtë përvjetor bën edhe pjesëtarë të tjerë të partive politike. Në këtë masakër heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Read Previous

​Pandemia COVID-19 ndikon dukshëm në rënien e ekonomisë franceze

Read Next

Kjaeri do ta përfundojë karrierën te Milani