Projekti “Rritja e mundësive të punësimit të grave dhe të riatdhesuarve”

Përfundimi i projektit “ Rritja e mundësive të punësimit të grave dhe të riatdhesuarve”, ishte arsye që të mbledhë në një tryezë të rrumbullakët të gjithë përfitueset e granteve, trajnerët dhe pjesëtarët nga Giz-Kosova të cilët bën të mundur financimin e projektit dy vjeçar. Kjo nismë u implementua nga Medica Gjakova në bashkëpunim me Agjencinë e Republikës së Kosovës.Një nga pjesëmarrëset dhe përfitueset e grantit ka vlerësuar maksimalisht ndihmën që i është ofruar në kuadër të grantit.

Rritja e mundësive të punësimit të grave dhe të riatdhesuarave në Rajonin e Dukagjinit dhe në të gjithë Rajonin e Kosovës ishte synimi i kësaj iniciative. Kështu tha Laura Qarkaxhija menaxhere e projektit.

Me këtë rast u tha se Medica Gjakova në vazhdimësi do të angazhohet për të pasur projekte të cilat kanë ndikim në përmirësimin apo stabilitetin e ekonomisë të përfituesve.

Read Previous

Zyrtare: Juve e transferon një tjetër talent

Read Next

​ASK: Shënohet rritje e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë