Sot rreth orës 08:45 në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfidencial, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre, bëjnë të ditur nga SHKK.
“Gjatë kontrollimit të provave materiale, bastisja ka rezultuar pozitive, ku në një pajisje videolojërash elektronike, të tipit “ Playstation” në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobil, një Sim-Kartelë, një Flash USB dhe tri kabllo për mbushje telefonike”.
“I burgosuri i dyshuar që “Playstation” me gjëra të komofluara ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në komunikatë./KlanKosova