Çfarë thonë qytetarët për kandidaturën e Ramush Haradinaj për President?

Ka më shumë se 6 muaj që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar kryetarin e saj Ramush Haradinaj si kandidat për president të Kosovës. Këshilli drejtues i AAK-së e ka autorizuar kryetarin e saj që në emër të Aleancës të kandidojë për president të vendit. Ne kemi pyetur qytetarët në Komunën e Gjakovës se çfarë mendojnë në lidhje me kandidaturën e këtij të fundit për president.

Sipas Kushtetutës së vendit tonë President i Republikës së Kosovës mund të zgjidhet çdo shtetas i Kosovës, i cili e ka mbushur tridhjetë e pesë vjeç. Presidenti zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë dhe duhet të sigurohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik.

Read Previous

​Nagavci: Qeveria Kurti 2 është realitet i ri

Read Next

Premtohet spektakël për Kupën e Kosovës në Basketboll