BE është duke planifikuar të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë në javët e ardhshme për luftën në Ukrainë.
Lajmi u dha nga Bloomberg i cili citon burime zyrtare dhe shton se nëse ajo miratohen do të ishte paketa e shtatë e sanksioneve.
“Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe sanksionim të mëtejshëm të individëve dhe subjekteve”, thonë burimet e agjencisë amerikane./A2CNN