Krizë, por jo si të gjithë/ Zbuloni si i shtoi Apple fitimet gjatë pandemisë

Sarajevo, Bosnia and Herzegovina – March 11, 2019: Apple iPad with iPhone and MacBook Pro and MacBook Air and earpods and Apple watch and keyboard and touchpad and mouse on pink background, top view. Apple Inc. is an American multinational corporation that designs, develops, and sells consumer electronics.

Apple i ka rritur shitjet dhe fitimet në vlera marramendëse pavarësisht krizës së koronavirusit. Kompania amerikane kapërcen vlerat milionëshe të xhiros së sipërmarrjes.

Sa i përket shitjeve, Apple e ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 100 miliardë dollarë në një tremujor – e kjo madje bindshëm. Më parë, vetëm gjigandi i supermarketeve Walmart dhe kompania e naftës Exxon Mobil kishin pasur suksese të ngjashme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shitjet u shtuan më shumë në kohën e Krishtlindjeve. Pajisjet e saj shitur më shumë në të gjithë botën. Duket se ndalimi apo kufizimi i lëvizjeve ka ndikuar dukshëm në rritjen e shitjes së pajisjeve të këtij koncerni. Apple ka përfituar edhe nga vendimet e shumë sipërmarrjeve, të cilat kanë kërkuar që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

IPhone 12 me aftësi 5G dhe një përzgjedhje më e madhe e modeleve të tjera të Apple ka tërhequr shumë klientë, por janë shitur shumë edhe kompjuterët Mac dhe iPad. Rritjes dhe fitimeve u kanë kontribuar shumë edhe shërbimet e ofruara përmes internetit.Në nëntor kompania nga Silicon Valley promovoi laptopin e saj të parë me çip të vetin dhe në këtë mënyrë vulosi largimin e saj nga partneri i hershëm Intel./Top Channel

Read Previous

Pioli: Ibra nuk është racist, ndaj Bolognës dua rikthimin te fitorja

Read Next

Zbuloni cilat janë ushqimet e shëndetshme që luftojnë plakjen