Zyrtare, Dembele rinovon kontratën me Barcelonën

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me anësorin francez, Ousmane Dembele, deri në verën e 2024.

Dembele ishte jashtë kontratës me katalanasit që nga 1 korriku. Pas shumë negociatash që kanë vijuar prej muajsh, francezi u bind për të qëndruar në “Camp Nou”.

Anësori do të nënshkruajë kontratën e re me reduktim të pagës në 40%, që ishte dhe kushti primar i klubit për të rinovuar me lojtarin.

25-vjeçari u transferua te Barcelona në vitin 2017 nga Dortmund-i, pasi katalanasit paguan 140 milionë euro.

Përgjatë pesë sezoneve me Barcelona-n, Dembele është paraqitur në 150 takime, ku ka realizuar 32 gola dhe 34 asistime. /Albanianpost.com

Read Previous

MSH: Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës funksionale në vendet e BE-së

Read Next

Zgjedhet kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës