Napoli insiston në transferimin e Brojës

Napoli është shumë i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

20-vjeçari sezonin e fundit luajti i huazuar te Southampton-i në Premier League. Kartonin e tij e zotëron klubi i Chelsea-t.

Teksa blutë e kanë ftuar për fazën parasezonale që e zhvillojnë në SHBA, ende nuk është e qartë nëse duan ta mbajnë në ekip apo jo.

Megjithatë, Broja ka disa oferta të rëndësishme. Përveç Napoli-t për të interesohen edhe West Ham, Everton dhe Newcastle.

Sipas mediave italiane, presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis është tifoz i madh i Brojës dhe e kërkon ta ketë në skuadrën e tij.

Napoli shiti Kalidou Koulibaly te Chelsea për 40 milionë euro këtë javë, por ata nuk ishin në gjendje të përfshinin Brojën në negociata.

Pas largimit të Romelu Lukaku-t, Thomas Tuchel nuk ka një qendërsulmues të mirëfilltë në ekip, ndaj për momentin gjermani po studion Brojën si opsion.

Nëse nuk bind Tuchel-in, atëherë shqiptari do të lëvizë drejt një skuadre të re. /Albanianpost.com

Read Previous

Zelensky: Shpallni Rusinë shtet terrorist

Read Next

Sheikët e PSG tentojnë të blejnë rivalin e Barcelonës?