Sheikët e PSG tentojnë të blejnë rivalin e Barcelonës?

“Qatar Sports Investments” (QSI), kompania që zotëron Paris Saint-Germain, po kerkon te marre nje klub te dyte ne Evrope.

Sipas spanjolles “Radio Marca”, sheiket nga Katari po tentojne te marrin klubin e La Liga-s, Espanyol-in, aty ku aktivizohet dhe mesfushori i Kombetares kuqezi, Keidi Bare.

Përmes QSI-së (e drejtuar nga Nasser Al-Khelaifi), Katari në vitin 2011 bleu PSG-në, duke e shndërruar atë në një fuqi futbolli në nivel evropian.

Mirëpo, deri më tani investimet ishin fokusuar te klubi parisien. Tani, siç shpjegohet nga “Radio Marca”, ideja do të ishte zgjerimi i rrjetit të saj, veçanërisht në Spanjë.

Espanyol në fakt u nxor në shitje nga biznesmeni kinez, Chen Yansheng, president i grupit “Rastar” i cili ka në pronësi klubin nga Barcelona që nga viti 2016.

Po sipas “Radio Marca”, Chen deri më tani ka marrë dy oferta. Një nga një grup me bazë në Amerikën e Veriut. dhe një tjetër nga QSI.

Më tej, përveç partneritetit, aktualisht emirët po mendojnë edhe blerjen e skuadrës portugeze Braga.

Mund të jetë fillimi i një rrjeti të ngjashëm me atë të “City Football Group”. Kompania që zotëron Manchester City-n, ka në përberje skuadra nga e gjithë bota si.

Grupi ka aktualisht në përbërje skuadra si: New York City në SHBA, Melburn City në Australi, Yokahoma Marinos në Japoni, Montevideo City Torque në Uruguai, apo dhe Girona në Spanjë.

Gjithashtu ata janë aksioner pakice në klubet: Sichuan Jiuniu në Kinë, Mumbai City në Indi, Lommel në Belgjikë dhe Troyes në Francë. /Albanianpost.com

Read Previous

Napoli insiston në transferimin e Brojës

Read Next

Ministrja Rizvanolli deklarohet para komisionit hetimor: Ja çfarë ndodhi në kohën e krizës me energji