Pak para fillimit të sezonit, FC St. Pauli ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit kosovar, Betim Fazliji.
Fazliji po kalon nga klubi zviceran i divizionit të parë FC St. Gallen tek bardhezinjtë.
Të dy klubet kanë rënë dakord të mos i bëjnë të ditur kushtet e transferimit. Fazliji ka luajtur në St. Gallen që nga viti 2014, ku ka kaluar nëpër të gjitha ekipet e të rinjve.
Ai ka luajtur 14 ndeshje për kombëtaren e Kosovës. /GazetaBlic Sport/