Seriali në Netflix që ka thyer çdo rekord shikueshmërie

BRIDGERTON (L to R) FREDDIE STROMA as PRINCE FRIEDERICH, PHOEBE DYNEVOR as DAPHNE BRIDGERTON and REGÉ-JEAN PAGE as SIMON BASSET in episode 104 of BRIDGERTON Cr. LIAM DANIEL/NETFLIX © 2020

Seriali “Bridgerton” në Netflix ka thyer çdo rekord shikueshmërie. Për më pak se një muaj, specifikisht 28 ditë ka arritur plot 82 milionë klikime. Seriali është parë gjithashtu në 83 vende të botës dhe ia ka zënë fronin që deri tani e mbante “La Casa De Papel” me 76 milionë shikime.

Është e tepërt të thuhet se do të ketë një sezon të dytë pas këtij suksesi.

Kasti, kostumografia, historia, por edhe përzgjedhja e një aktori me ngjyrë në rol protagonisti, të gjitha këto janë parë si superzgjedhje.

“Bridgerton” është një prodhim amerikan i krijuar nga Chris Van Dusen me producente Shonda Rhimes. Filmi bazohet në novelën e Julia Quinn. Drama ka në qendër familjen Bridgerton: Violet Dowager Viscountess Bridgerton si dhe fëmijët e saj.

Sezoni i parë i serialit me 8 seri gjendet në Netflix që prej 25 dhjetorit.

Read Previous

Vijon ndëshkimi për Rita Orën, shkak: ditëlindja në kushte Covid-i

Read Next

Hoxhaj dhe Tahiri në Fushë Kosovë: Në 100 ditëshin e parë do të iniciojmë themelimin e Gjykatës Komerciale