Zjarri ka kohë që është ndezur e bashkë me zjarrin ka filluar edhe ngrohja e qytetit të Gjakovës. Krejt kjo falë funksionalizimit të ngrohtores së re. Albana Dylatahu-Skivjani, kryeshefe ekzekutive në Ngrohtoren e qytetit ka thënë se aktualisht rreth 85% e konsumatorëve janë duke u furnizuar me ngrohje.
Skivjani-Dylatahu ka sqaruar edhe pjesën e polemikave të qytetarëve, të cilët mendojnë që do të ketë rritje të faturimit.
Drejtoresha e këtushme është shprehur falënderuese ndaj Bashkimit Europian për investim 15 mlionesh në ndërtimin e impiantit të kogjenerimit me biomasë, komunës, qeverisë si dhe të gjithë konsumatorëve të cilët janë korrekt me pagesa.