​Neymar ndryshon mendimin e tij, flet per të ardhmen e tij dhe të Mbappes

Neymar ka konfirmuar hapur dëshirën e tij për të qëndruar në Paris Saint-Germain dhe për të zgjatur kontratën e tij, dhe shpreson që Kylian Mbappe të bëjë ta njëjtën gjë.

Sulmuesi brazilian ka qenë në bisedime me klubin për të zgjatur qëndrimin e tij në “Parc des Princes”, e cila aktualisht do të skadojë vitin e ardhshëm.

Koha e Neymar në PSG nuk ka qenë gjithmonë stabile, me tifozët e klubit duke i thënë publikisht që të largohej pasi ai dorëzoi një kërkesë për largim në verën e vitit 2019 dhe u paraqit me vonesë për trajnimin para-sezonal.

Por në një intervistë për “TF1”, ai dukej i vendosur të linte pas shpine uljet dhe ngritjet e së kaluarës së tij dhe të shkëlqente nën menaxherin e ri Mauricio Pochettino së bashku me Kylian Mbappe.

“Unë jam shumë i lumtur sot,” tha ai. “Ndihem i lumtur. Gjërat kanë ndryshuar shumë, nuk mund ta shpjegoj saktësisht pse. Nëse jam vetëm unë, ose diçka tjetër ka ndryshuar.”

“Por sot, unë jam duke u ndjerë mirë. Jam adaptuar. Ndihem më i qetë dhe jam shumë i lumtur këtu. Unë dua të qëndroj në PSG, dhe shpresoj se edhe Kylian do të qëndrojë gjithashtu. Sigurisht, kjo është dëshira e çdo mbështetësi të PSG-së.”

“Ne duam që PSG të jetë një ekip i shkëlqyeshëm, dhe unë dua të vazhdoj të bëj atë që kam bërë çdo ditë në Paris, të luaj futboll dhe të jem i lumtur. Kjo është gjëja më e rëndësishme.”, ka thënë në fund Neymar./KosovaPress

Read Previous

​Pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri dozat e vaksinës Pfizer

Read Next

​Koeman: Nëse dikush brenda klubit po ia bënë këtë Messit, tregojani derën