Çfarë e shkakton celulitin?

Celuliti nuk shkaktohet nga dhjami. Përkundrazi, fijet fibroze nën lëkurë e shkaktojnë celulitin. Këto fije indore shtrihen vertikalisht nën sipërfaqen e lëkurës dhe trashen me kalimin e kohës, duke krijuar gropëza të vogla të cilat duken në sipërfaqe.

A mund të parandalohet celuliti?

Jo. Hormonet dhe gjenetika janë ndër shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në shfaqjen e celulitit dhe janë totalisht jashtë kontrollit tuaj. Pra në të vërtetë nuk mund të bëni gjë për të ndaluar zhvillimin e celulitit.

A mund ta minimizojmë celulitin me ushqimet e duhura dhe stërvitje rregullisht?

Të dyja janë padyshim ide të mira, por pavarësisht kësaj nuk do ta zhdukni celulitin. Një dietë e ekuilibruar mund të ndihmojë në uljen e madhësisë së qelizave yndyrore dhe muskujt e tonifikuar mund të ndihmojnë lëkurën të duket më e butë dhe më e fortë, por asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me fijet indore fibroze të cilat shkaktojnë gropat në lëkurë.

A mund të përmirësohet pamja e celulitit në kushte shtëpie?

Po, është e mundu, por nëse pyet përgjithmonë…akoma. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, kremrat dhe locionet me përbërës si kafeina dhe retinoli mund të ndihmojnë, por ato kërkojnë përdorim të përditshëm- dhe rezultatet e tyre janë vetëm të
përkohshme.

A mund të shpëtohet përgjithmonë nga celuliti?

Përgjithmonë është si shumë për të kërkuar, por ka trajtime të caktuara që mund të zhdukin celulitin për vite me radhë. Në klinika ka procedura të caktuara, si trajtimi me lazer, pasi energjia e lazerit përdoret për të shkatërruar fijet fibroze, ndërhyrja me shiringë ndihmon në prishjen e këtyre fijeve, ka metoda me vakum dhe injeksione të tjera. Këto metoda ofrojnë rezultate afatgjata prej gjashtë muajsh deri në disa vite. Por janë të kushtueshme dhe invazive, që do të thotë se mund të përjetoni shqetësime dhe të prisni kohën e shërimit.

Por për fund ju kemi siguruar edhe një lajm të mirë: Janë disa mënyra më pak invazive për të trajtuar celulitin të cilat janë më efektive poashtu edhe me rezultat të njëjtë në afat kohor. Kërkohen zakone të shëndetshme, si konsumimi i frutave dhe perimeve dhe ecja e përditshme. Celuliti do të jetë sërish aty, por thjesht mund të keni përmirësime dhe më e rëndësishmja: Të ndiheni mirë me të.

Read Previous

Kujtohen Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha

Read Next

​KQZ tërheq shortin, kjo është renditja e subjekteve politike