Nga sot “The Simpsons” nuk do jetë më njësoj!

Ka parashikuar çuditërisht shumë nga ngjarjet që po ndodhin: Zgjedhjen e Trump-it president, shpërthimin e kullave binjake, madje edhe vetë pandeminë, ama ndoshta skenaristi i Simpsons Marc Willmore nuk e kishte imagjinuar kurrë që koronavirusi do ia merrte dhe atij jetën.

Ai e humbi jetën pak ditë pas infektimit me Covid-19 dhe ishte 57 vjeç. Duket se virusi i shkaktoi ndërlikime shëndetësore dhe nuk ia doli dot t`i kapërcente.

Vëllai i tij Larry Wilmore konfirmoi lajmin, në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq mbrëmë ndërsa po luftonte me COVID. Vëllai im ishte i butë, gazmor, engjëll. Të dua vëllai im i vogël.”, shkruante Larry.

Skenaristi tjetër dhe producenti i The Simpson shkruan gjithashtu shënime dedikuar artistit që numëron edhe disa çmime, mes tyre një Emmy.

Read Previous

​Variantet e reja të COVID 19 po i lënë shkencëtarët pa gjumë

Read Next

Si mund të manipulohet truri ynë përballë fakteve, edhe nga vetë ne?