Si rezultat i mundësive të vogla për t’u zvogëluar masat Anti-Covid, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, edhe gjatë semestrit të dytë, që pritet të fillojë me 15 shkurt do të vazhdoj ligjërimin nga distanca, tregon rektori i këtij universiteti, Prof.Ass.Dr. Artan Nimani.
Ndonëse provimet për afatin e shkurtit do të mbahen fizikisht, të njëjtat do të jenë me numër të përgjysmuar.
Rektori ka apeluar tek studentët që të respektojnë masat nga Ministria e Shëndetësisë e që këtë semestër ta fillojmë me mbarësi.
Vazhdojnë ligjëratat nga distanca në Universitetin e Gjakovës