Me 16 mars të vitit 2018 u vu gurthemeli për ndërtimin e qendrës së kulturës në fshatin Rogovë të Hasit.Ky projekt ishte investim nga MKRS dhe kapte vlerën prej 1.2 milionë euro.Gurthemelin e saj e bëri ministri i asaj kohe Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe përfaqësues të tjerë të insitutcioneve shtetërore. Gjithqka ishte paraparë që të realizohej për një periudhë dyvjeçare, ku ishin planifikuar 500 mijë euro për vitin 2018, ndërsa 700 mijë euro për vitin 2019. Por sot 3 vite pas shtëpia e kulturës është kështu, ende e pa përfunduar.
Të indinjuar për mos finalizimin e këtij projekti u shprehën banorët e kësaj ane. Islam Gashi na tha se me padurim po e presin ndërtimin e këtij objekti i cili do ti ofrojë rinisë hapësirën e nevojshme ku do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore.
Dihet se Rogova njihet si vend që ka pasur traditë të zhvillimit të aktiviteteve kulturore.Të rinjët e sidomos nxënësit janë ata që po vazhdojnë të jenë aktiv në këtë fushë. Drejtori i shkollës fillore “Haxhi Hoti”, Musa Shala tha se kjo zonë e ka merituar një shtëpi të kulturës sepse ata nuk po kanë se ku ti zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore e arsimore.
Ndërtimi i kësaj qendre rrit vlerat kulturore, arsimore dhe shoqërore të kësaj ane.Por se ku ka ngecur si projekt na tregoj kryetari i komunës Ardian Gjini.Ai tha se pasi që është investim i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit gjithqka varet nga planfikimet e këtij insitutcioni.
Sipas projektit të publikuar po atë vit kur filloj ndërtimi i saj është parë se ky objekt do të jetë një hapësirë e standardeve më të mira të mundshme që artistët e talentët e rinjë të shfaqin punën e tyre.Andaj banorët e Hasit mbesin me shpresën se ky projekt të mos mbesë në sirtar por të realizohet sa më parë për faktin se dihet ndikimi i tij në jetën kulturore të Rogovës dhe fshatrave për rreth.