Kajári njofton Kurtin mbi përgatitjet e KFOR-it për sigurinë në veri

Të mërkurën e 24 gushtit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë pritur në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në këtë takim është theksuar angazhim dhe koordinim ndërmjet qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.

“Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla falënderuan Gjeneral Major Kajárin për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht javëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjeneral Major Kajári e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

Në takimin e kryeministrit Kurtit, ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe komandantit të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Kajári është ritheksuar gatishmëria për komunikim, bashkërendim të veprimeve dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional.

E gjitha kjo në shërbim të paqes dhe në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

/Dukagjini/

Read Previous

Shefja e USAID-it: Kosova rriti ndjeshëm bazën tatimore gjatë dekadës së fundit

Read Next

Mbi 2 mijë e 200 gjoba për 24 orë nga policia