Senati ka konfirmuar të martën e mbrëmshme Pete Buttigieg në drejtimin e Departamentit të Transportit, duke e bërë atë të parin homoseksual të deklaruar, pjesë kabineti qeveritar.
Buttigieg është ish-kryebashkiak i South Bend, Indiana.
“Jam i nderuar dhe i përulur nga votimi i sotëm në Senat dhe gati për të nisur punën”, shkruante pak pas emërimit, Buttiegieg në Twitter.
Lajm i rëndësishëm është ky edhe për komunitetin LGBTI që prisnin me padurim votimin dhe emërimin e tij, si një ngjarje historike të komunitetit.
Edhe administrata e Trump kishte Richard Grenell, homoseksual i deklaruar, por që ishte në rolin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, por kurrë nuk u votua nga Senati.
Gjatë seancës së tij të konfirmimit, Buttigieg premtoi të investojë në infrastrukturën e transportit të vendit në mënyra që do të përmirësojnë sigurinë e tij, rritjen e ekonomisë dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike.