Premier Liga e mbylli merkaton e dimrit pa lëvizje dramatike, ashtu siç jemi mësuar ndër vite. Shkak, natyrisht është kriza që ka shkaktuar COVID-i, duke sjellë një rënie të shpenzimeve me gati 70% nga merkatoja e janarit të vitit 2020. Pesë klube të Premier Ligës nuk shpenzuan asnjë qindarkë, përfshirë Çelsin dhe Lestërin.
Në total, 20 klubet e Premier Ligës shpenzuan 77.64 milionë paund në merkaton e janarit 2021, krahasuar me 230 milionët e investuara 12 muaj më parë. Klubi i Uest Hemit, vetëm me transferimin e Benrahmasë për 20 milionë paund, vendosi një rekord, duke shpenzuar më shumë se gjithë 20 klubet e La Ligës. Me Realin e Madridit dhe Barcelonën që nuk bënë lëvizje, Premier Liga konfirmoi edhe njëherë se mbetet superfuqi financiare edhe në këtë moment të vështirë financiar që po kalon gjithë globi./PANORAMASPORT.AL