Në librin e saj të jetës Mariah Carey rrëfen se si e motra Alison ka abuzuar me të. Mariah pretendon se i ka dhënë valium, se e ka detyruar të prostituojë dhe se i ka hedhur çaj të nxehtë në vesh. Këto janë vetëm disa detaje nga torturat që përshkruhen në libër. Mirëpo për të gjitha këto është kundërpërgjigjur Alison Carey, motra e Mariah.
Ajo e ka hedhur në gjyq këngëtaren me pretendimin se ka gënjyer si e si për të shitur librin e saj. Alison nga ana tjetër akuzon nënën e tyre si abuzuese si familje. Sipas Alison e ëma i detyronte t`i nënshtroheshin ritualeve satanike. Ajo shkon më tej kur thotë se është nëna ajo që në fakt ka abuzuar seksualisht me to.
Kështu si vajti historia vetëm gjykata mund ta zgjidhë. Alison kërkon dëmshpërblim monetar 1.25 milion dollarë, sepse sipas saj Mariah me deklaratat në libër e ka dëmtuar psikologjikisht.
Jo të gjitha marrëdhëniet mes motrash shkojnë vaj.