Një mumje me gjuhë ari ka habitur arkeologët që gërmuan atë së bashku me 15 kufoma të tjera në Egjipt.
Ekipi i vendosur në vendin e lashtë egjiptian, Taposiris Magna, beson se gjuha e personit u hoq gjatë balsamimit dhe u zëvendësua në mënyrë që të flisnin me Osiris “Lordin e botës së nëndheshme”.
Duke i dhënë kufomës një gjuhë, besohej se mund t’i ketë lejuar ata të bindnin zotin të tregonte mëshirë për shpirtin e tyre.
Skeleti i ruajtur mirë ende kishte kafkën e tij dhe pjesa më e madhe e strukturës së tij është akoma e paprekur, por ishte një objekt prej ari i shndritshëm brenda gojës i cili menjëherë kapi sytë e arkeologëve.
Këto boshte varrimi u prenë nga shkëmbi rreth 2,000 vjet, thonë ekspertët dhe përmbajnë një numër mumiesh të veshura me maska funerale të ruajtura në mënyrë të përkryer prej guri, të cilat tregojnë se si mund të dukeshin.
Një gjuhë ari është zbulimi i fundit nga një gërmim që përfshin gati dhjetë vjet, i udhëhequr nga Universiteti i Santo Domingo, raporton Mail Online, transmeton Klan Kosova.
Gjatë dekadës së fundit të gërmimit, ekipi ka gjetur disa monedha brenda Tempullit të Taposiris Magna të gdhendura me fytyrën e Mbretëreshës Kleopatra VII, e cila me sa duket daton varret në sundimin e saj.
Dëshmitë e statujave dhe bazave të tempullit zbulojnë se mbreti Ptolemeu IV ndërtoi tempullin mbresëlënës.