Rezultatet që tregojnë se vaksina Oxford-AstraZeneca mund të zvogëlojë përhapjen e koronavirusit janë vlerësuar si “absolutisht të shkëlqyera” nga sekretari i Shëndetësisë në Britani, raporton BBC.
Matt Hancock tha se studimi tregon se “vaksinat janë mënyra më e mirë për të dalë nga kjo pandemi”.
Është hera e parë që një vaksinë tregon se zvogëlon transmetimin e virusit.
Britania e Madhe ka vaksinuar më shumë se 9 milionë njerëz deri më tani.
Rezultatet e studimit, i cili ende nuk është botuar zyrtarisht, sugjerojnë që vaksina mund të ketë një efekt “thelbësor” kundër transmetimin e virusit.
Kjo do të thotë që vaksinimi mund të ketë një ndikim më të madh në pandeminë, pasi çdo person që vaksinohet do të mbrojë indirekt edhe njerëzit e tjerë.
Hancock e quajti studimin “me të vërtetë inkurajues” në një postim në Twitter, duke shtuar se rezultatet ishin “absolutisht të shkëlqyera”.
Duke folur në BBC Morning, ai tha se analiza e fundit tregon se vaksina zvogëlon transmetimin dhe ‘do të ndihmojë të dilet nga pandemia’.