Vdekja e Diego Armando Maradonas padyshim se solli shije të hidhur në botën e futbollit dhe jo vetëm.
Largimi i tij nga jeta vazhdon të mbetet temë diskutimi rreth asaj nëse kishte përkujdesjen e duhur nga ana e stafit mjekësor dhe prokuroria është duke vazhduar hetimet në këtë drejtim, përcjell KosovaPress.
Para pak ditësh u publikuan disa audio-inçizime ku dëgjohet komunikimi i mjekëve gjatë orëve të fundit te jetës së tij derisa flasin me një lloj përqeshje për legjendën e futbollit botëror.
Ndërsa sot, në mediat argjentinase është publikuar një video e re e cila shfaq Maradonan duke u ushqyer dhe thuhet se kjo video është vetëm pak ditë para se të vdiste, përcjell KosovaPress.
“Unë jam i mavijosur, por gjithçka është në rregull”, thotë Maradona i filmuar në kuzhinën e banesës në Tigre së bashku me ish-partnerin Veronica Ojeda.
Maradona flet ngadalë dhe shihet i fashuar në kokë për operacionin që kreu kohët e fundit.
“Ju e dini që nuk më pëlqen intimiteti, por kur jam me njerëz të mirë dal nga guacka ime”, thotë më tutje Diego, i cili më pas përshëndet mjekun Leopoldo Luque.