Lëvizja Vetëvendosje takon stafin arsimor në Gjakovë

Kandidatët për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes kanë mbajtur takim me stafin arsimor të Gjakovës.
Nga aty Arbërie Nagavci u shpreh se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet kjo kategori do të ketë përkrahje.

Kandidati tjetër nga Gjakova Ardian Gola tha se mësimdhënësit nuk janë trajtuar siç duhet deri më tani.

Në këtë takim me mësimdhënësit ishte pjesmarrës dhe profesori Jahja Kokaj i cili u shpreh:
“Kosova ështe shndërruar në nje gropë të zezë dhe arsimimi është degraduar nga ata që ishin në pushtet këto 20 vite”


Nga ky takim u dha mesazhi qe mësimdhënësit do të jenë prioritet dhe arsimi do ketë cilësinë  e duhur nën udhëheqjen e Vetëvendosjes.

Read Previous

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Read Next

Publikohet raporti për çështjen e ligjshmërisë së operimit të hidrocentraleve në Kosovë