1100 ndeshje për Buffonin

Gardiani veteran i portës së Juventus-it Gianluigi Buffon, mbrëmë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Inter-it, ka zhvilluar ndeshjen e tij të 1100-të në karrierën e tij.

Italiani e festoi këtë paraqitje mbrëmë në mënyrën më të mirë, duke triumfuar kundër skuadrës së Interi-it si mysafirë me rezultat 1:2, përcjell KosovaPress.

Gjatë karrierës së tij, Buffon ka arritur të paraqitet për tre skuadra. Në fillim si portier i Parma-s, ku më pastaj u transferua tek Juventusi, ku pas një karriere të bujshme tek “Zonja e Vjetër” kaloi tek Paris Saint-Germain, dhe në fund u rikthye tek kampioni i Serie A, dhe ende vazhdon të mbrojë ngjyrat bardh e zi.

Më poshtë mund të gjeni statistikat e Gianluigi Buffon-it gjatë karrierës së tij.1.1995-2001

220 ndeshje për Parma-n2.1997-2016

176 ndeshje për Kombëtaren e Italisë3.2001-2018, 2019-në vazhdim

679 ndeshje për Juventus-in4.2018-2019

25 ndeshje për PSG-në 

Read Previous

OBSH inspekton laboratorin ku thuhet se u krijua COVID-19

Read Next

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore