Gjashtë viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë identifikuar 1007 persona të prekur nga COVID-19. Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 3 849 testeve, ndërkohë gjatë ditës së fundit ka pasur 6 humbje jete, duke shkuar në mbi 1400 viktima që prej fillimit të pandemisë

Rastet fatale janë 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç.

Në katër spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Aktualisht në vendin tonë ka mbi 30 500 raste pozitive aktive, ç’ka është një shifër disa fish më shumë krahasuar me vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pjesa më e madhe e rasteve janë në Tiranë që numëron mbi 17 mijë të prekur.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë.

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)
Testime totale 369,158
Raste pozitive 80,941
Raste të shëruara 48,958
Raste Aktive 30,579
Humbje jete 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17308
Fier 2607
Durrës 1725
Shkodër 1517
Vlorë 1483
Elbasan 1424
Lezhë 1071
Korçë 979
Berat 931
Gjirokastër 628
Kukës 480
Dibër 426

Read Previous

Përse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?

Read Next

Kylie Jenner përballet me kritika të ashpra në internet