Mianmar ka bllokuar qasjen në Facebook, disa ditë pasi ushtria arrestoi udhëheqësit dhe mori qeverinë me grusht shtet.
Zyrtarët thanë se platforma e mediave sociale e cila për shumë persona në Mianmar është e vetmja qasje në internet do të bllokohet për hir të “stabilitetit” në vend, raporton BBC.
Udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi u arrestua pas fitores së zgjedhjeve dhe policia ka ngritur akuza kundër saj.
Gjysma e 53 milionë banorëve të Mianmarit përdorin Facebook dhe gjatë ditëve të kaluara, aktivistët kishin hapur një faqe në rrjetin social për të bashkërenduar kundërshtimin e grusht-shtetit.
Facebook e pranoi ndërprerjen e qasjes se banorëve në këtë aplikacion, duke thënë “nxisin autoritetet të rivendosin lidhjen në mënyrë që njerëzit në Mianmar të mund të komunikojnë me familjet dhe miqtë e tyre dhe të kenë informacione të rëndësishme”.
Ministria e Komunikimeve dhe Informacionit tha se platforma e mediave sociale Facebook do të bllokohet deri më 7 shkurt.