Klubi londinez Arsenal nuk ka mundësi ta bëjnë transferimin e Odegaard permanent, raporton gazetari i njohur Guillem Balague.
“Topçinjtë” arritën marrëveshje me Real Madrid-in për transferimin e Odegaard në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2020/21, dhe tani spekulohet se gjasat për ta mbajtur norvegjezin në “Emirates” janë zero.
Arsyeja e kësaj është që Real Madridi e dëshiron lojtarin, dhe se pasi të përfundojë marrëveshja me Arsenalin, Odegaard do të rikthehet në kampin e Madridit, për t’iu bashkuar formacionit të parë./KosovaPress