Kombëtarja e Kosovës në skitari ka mbërritur sot në Cortina d’Ampezzo të Italisë, ku nga data 8 deri 21 shkurt do të mbahet Kampionati Botëror i Skitarisë.
Arbi Pupovci, Albin Tahiri dhe Fiona Rusta Blaka janë skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën, ku po ashtu janë edhe përfitues të bursave nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2020.
Së bashku me Arbin kanë udhëtuar edhe trajnerët Agim Pupovci, i cili është trajner i meshkujve, dhe Bujar Turjaka, i cili është trajner i femrave dhe mjeku i ekipit Shyqri Mema.
Së bashku me ekipin në Slloveni do t’iu bashkohen edhe Tahiri e Blaka Rusta./KosovaPress.