AAK takoi banorët e paralagjes Dardania

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdën e takimeve që po mban me qytetarë dje ka takuar banorët e paralagjes Dardania. Hapjen e këtij takimi e bëri nënkryetari i Aleancës, i cili tha se kjo parti është më e fortë se kurrë.

Më pas ishin kandidatët për deputetë Nikollë Perkaj, Burbuqe Bakija Deva, Shefqet Dinaj, Hajredin Berisha, Florentina Gjergjaj, Teuta Haxhiu dhe Lahi Brahimaj, ata që morën fjalën dhe kërkuan votën e qytetarëve.

Në fund  ish- ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj  bëri thirrje që të votohet AAK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

AAK do të vazhdojë takimet me qytetarët deri në mbylljen e fushatës.

Read Previous

JO Vjosës, PO Glaukut

Read Next

Kosova në Olimpiadën 2021