Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka mbajtur sot tubim me të rinjtë e komunës së Gjakovës.
Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës theksoi se Pal Lekaj me numër 7, e meriton të jetë deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Diellza Hoti, kryetare e forumit rinor të AAK- së theksoi se është e lumtur që është në qytetin i cili frymon ndryshe.
Pal Lekaj, kandidat për deputet theksoi se, sipas tij, gjëja më e shenjtë është kur dikush të vlerëson me votë.
Me 14 shkurt të rinjtë e vendit, dhe jo vetëm, duhet ta votojnë numrin 135, dhe me 14 shkurt do të takohemi në fitore, theksoi Lekaj.