Që nga data 9 shtator komuna e Gjakovës ka filluar testimet serologjike të cilat kryhen në qendrën kryesore të mjekësisë familjare.
Drejtori i kësaj qendre, dr. Arben Koshi thekson se kanë qenë mjaftueshëm të furnizuar me teste gjatë gjithë kohës.
Tutje Koshi theksoi se kjo procedurë e testimit do të vazhdojë edhe më tutje.
Në fillimet e kësaj procedure fillimisht janë testuar personeli shkollor, shëndetësor, e më pas administrata komunale, për të vazhduar më pas edhe me qytetarë për të cilët profesionistët shëndetësorë kanë vendosur se duhet të testohen.