Në organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport në komunën e Gjakovës ka filluar java e sportit, ngjarje kjo e organizuar për të shënuar përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës. Dita e sotme nisi me ndeshjet e futsallit. Hapjen e këtyre garave e bëri kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili përgëzoi drejtorinë përkatëse për organizimin.
Nga DKRS-ja thanë se është nder dhe kënaqësi të mirëpresin rreth 500 sportistë në Gjakovë.
Klubet u shprehën të kënaqura me pjesëmarrjen në këtë garë që lidhet ngushtë me simbolikën e festës së Pavarësisë së Kosovës.
Çdo ditë pritet të ketë aktivitete nga kategori të ndryshme të sportit, deri më datë 17 shkurt kur edhe do të shënohet mbyllja e këtyre aktiviteteve.