Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në tualetin e një shkolle fillore në Partesh.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës
“Fsh. Budrigë e ulët, Partesh 08.02.2021 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete.
Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.