Në kuadër të javës së sportit të organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport po zhvillohen aktivitete të shumta. Sipas organizatorëve gjithçka është duke shkuar sipas planit. Në këtë garë që mbahet për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, veteranët e përfaqësueses së Kosovës, ata të Vëllaznimit dhe të klubit të Gjakovës kanë zhvilluar lojëra mes tyre.
Aktivitetet sportive do të vazhdojnë ditën e nesërme në handball, për të vazhduar më pas me të gjitha sportet tjera të parapara në agjendë.