​Qeveria do të ndajë mjete financiare për invalidët e UÇK-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.

Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i zyrës për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Sylë Vitia./KosovaPress.

Read Previous

AAK takohet me banorët e fshatrave Bishtazhin, Marmull, Ujz dhe Fshaj

Read Next

Szunyog: Furnizimi me vaksina nga COVAX, nuk ndodh para pjesës së dytë të vitit