Ish- zonja e parë e SHBA- së, Michelle Obama, me një post në facebook-un e saj personal informoi publikun e gjerë se së shpejti në platformën Netflix do të vijë me një emision kushtuar fëmijëve. Ky emision do ketë emrin Waffles + Mochi.
“E gjithë ideja e këtij emisioni sillet rreth ushqimit të mirë: zbulimit të tij, gatimit të tij dhe sigurisht më e rëndësishmja shijimit të tij. Përmes këtij emisioni ne synojmë të ndikojmë mirë në shëndetin e fëmijëve, ky është tipi i emisionit që do doja të ishte, kur vajzat e mia ishin të vogla”- shkruan Obama.
Përmes këtij emisioni Michelle do bashkëpunojë me organizata të ndryshme edhe për të bërë bamirësi, duke i ndihmuar familjet në nevojë, në këtë kohë të vështirë pandemie me ingredientë falas. Pra do jetë një emision edukativ 2 në 1.
Emisioni pritet të fillojë më 16 mars./TVSyri.
Michelle Obama me emision për fëmijë në Netflix