Gjatë ditëve të fundit në komunën e Gjakovës kishte erëra të forta dhe reshje shiu. Dëmet që janë shkaktuar janë të shumta. Një nga ata që ka pësuar është edhe pronari i ‘’Restaurant PISHAT’’, Anton Pllumbi në Shkugëz, aty këndi i lodrave tashmë është jashtë funksionit.
Ne kemi intervistuar edhe Udhëheqësin e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Besim Meqa, i cili ka bërë të ditur që gjatë këtyre ditëve që jemi përballur me erëra të forta, kanë pranur disa thirrje në numrin emergjent që është 24 orë në shërbim të qytetarëve.
Dëme të tilla kishte edhe në disa fshatra tek shtyllat elektrike si dhe në pano reklamuese të fushatës.