Klopp i dëshpëruar pas dështimit për transferimin e Koulibalyt

Jurgen Klopp ka mbetur i zemëruar me drejtuesit e klubit të tij, Liverpoolit, pasi ata nuk arritën ta kompletojnë transferimin e Kalidou Koulibalyt nga Napoli gjatë janarit.

Reds ishin në ‘gjah’ për transferimin e një qendërmbrojtësi të ri, ndërsa përfunduan me transferimet e Ozan Kabak dhe Ben Davie

Mbrojtësi i Napolit, Koulibaly, ishte objektivi kryesor i Kloppit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi gjermani po vuante shkaku i mungesave të mëdha në mbrojtje.

Megjithatë, pronarët e Liverpoolit nuk pranuan ta konsideronin atë për shkak të çmimit prej 100 milionë funtesh të vendosur nga Napoli për lojtarin.

Ky dështim i transferimit thuhet se ka dëshpëruar trajnerin e klubit nga Anfield.

Sipas mediumit The Sun, menaxheri i Liverpoolit, Klopp, u largua i zemëruar nga paaftësia e klubit të tij për të mbyllur një marrëveshje për Koulibaly

Read Previous

Kosova, pjesë e Serbisë në Netflix – Nis peticion për ta ndryshuar

Read Next

Mustafa: Mos të votohet me emocione, rrezikojmë të mbesim pa republikë