Me datë 25 janar është raportuar se dyshohet se një person është hedhur nga “Ura e Fshejt”.
Në kërkim të trupit të tij janë angazhuar edhe zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Por, tani e 17 ditë kërkimet kanë rezultuar pa sukses.
Sot për shkak të reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Drin, kërkimet janë ndërprerë për herë të dytë.
Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj.
“Për shkak të përkeqësimit të kohës apo reshjeve atmosferike dhe rritja e nivelit të lumit Drin janë ndërprerë përkohësisht kërkimet deri në një njoftim tjetër.”