Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios ka dhënë dorëheqjen pasi u kritikua për vërejtje “të papërshtatshme” për gratë.
Yoshiro Mori, 83, u citua të thoshte se gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve femra do “të merrnin shumë kohë”.
Vërejtjet nisën protesta, Mori kërkoi falje në atë kohë, por tha se nuk do të jepte dorëheqjen.
Por të premten ai kërkoi falje për “deklaratën e tij të papërshtatshme”.
“Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e Olimpiadës nga korriku. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë,” tha ai në një takim të komitetit të veçantë të premten, ku gjithashtu njoftoi dorëheqjen e tij.
Nuk është menjëherë e qartë se kush do ta zëvendësojë Morin, një ish-kryeministër japonez. Ai fillimisht kishte zgjedhur administratorin e njohur të sportit Saburo Kaëabuchi, 84 vjeç, për ta zëvendësuar atë por kjo çoi edhe në protesta.
Dorëheqja erdhi ndërsa presioni u rrit mbi të gjatë javës së kaluar. Sponsorë të mëdhenj kritikuan komentet e tij duke përfshirë Toyota, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Olimpiadës.