Kështu e pritën rajoni i Dushkajës kandidatin për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kandidatët për deputet nga ky subjekt politik. Gjatë shpalosjes së programit qeverisës të aleancës u premtua ngritje ekonomike, punësim e arsim cilësor.
U kërkua që të votohen kandidatët për deputetë nga lista e AAK-së për shkak se sipas tyre vetëm kështu Kosova do të ketë përparim.
U premtua rritje e pagës minimale deri në 300 euro dhe zhvillim i politikës së jashtme.