I ftohti polar po i afrohet Europës, 5 ndeshjet e Serisë A në rrezik të mos luhen

I ftohti polar që do të mbërrijë në Itali do të shkaktojë rënie të temperaturave. Kjo situatë do të ndikojë transportin, aktivitetet dhe sportet, në veçanti ndeshjet e Serisë A dhe Serisë B, të cilat do të luhen veçanërisht të ekspozuara ndaj acarit, dëborës dhe motit të keq.


Në Serinë A do të bjerë borë në Bolonja-Benevento, ndërsa Napoli-Juve është në rrezik shiu.

Acar i fortë në Milano për ndeshjen e madhe Inter-Lacio e cila do të luhet me -1°C, por shumë ndeshje të tjera do të luhen me 0°C si Torino-Xhenoa dhe Specia-Milan, por edhe Verona-Parma. Shumë ftohtë edhe në Kalabri për Krotone-Sasuolo, jo vetëm për temperaturën që do të jetë +2°C, por edhe për erën e fortë nga veriu.

Read Previous

Deklaratat seksiste e detyrojnë shefin e Lojërave Olimpike të Tokios të tërhiqet

Read Next

Barcelona pretendon se i është mohuar penallti kundër Sevilles