Kandidatët për deputetë nga LVV takuan të rinjtë e Gjakovës

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur takim elektoral me të rinjtë në Gjakovë. Gjatë shpalosjes së programit kandidati për deputet dhe njëherit kryetari i këtij subjekti, dega në Gjakovë Agon Batusha tha se gratë dhe femrat, rinia dhe mërgata janë motivi kryesor i referendumit.

Me 14 shkurt e kemi shansin historik për ta bërë ndryshimin e vërtetë dhe për ta vendosur vendin tonë në binarët e drejtësisë dhe barazisë u tha me këtë rast.

Read Previous

​Mërgimtarët vijnë për zgjedhje, 10 fluturime më shumë se javën e kaluar në Aeroportin e Prishtinës

Read Next

Basketbolli, kryefjala e ditës në “Shani Nushi”