Numri i qytetarëve që po dalin për të votuar është dukshëm më i madh se në orët e para të mëngjesit.
Qytetarja, Didare Arapi theksoi se edhe pse jeton tash e 30 vite jashtë Kosovës, ajo ka ardhur këtu vetëm për të votuar.
Agim Haxhija potencoi se vota është obligim i secilit qytetar.
Edhe Shkelzen Goqi theksoi se secili qytetar duhet të votojë, dhe shpreson që e ardhmja të jetë më e mirë për të gjithë.
Vlen të theksohet se që nga fillimi i procesit të votimit e deri tani nuk është raportuar asnjë incident.